Shërbimet

Përkthime shqip-gjermanisht

Ndërmarrjet dhe personat që kooperojnë me jashtë shpesh kanë nevojë për tekste të përkthyera në gjuhë të huaja. Shërbimet e mia në këtë aspekt nuk kanë kufi: unë përkthej prezantime, komunikime elektronike, korrespondencë, letra të rëndomta, website dhe përmbajtje të tjera multimediale nga gjermanishtja ose anasjelltas.

 

Si përkthyes i autorizuar nga gjykata gjermane, përkthimet e mia pranohen nga çdo autoritet në Gjermani dhe EU.

 

Kujdes: Përkthimet e kolegëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia nuk pranohen në Gjermani!